Bayern triumfon me “shuplakë” ndaj Leverkusen (VIDEO)

Për të kuptuar që Bayern Munchen nuk ka rivalë në Bundesliga mjafton ndeshja e sotme ndaj Leverkusen, që ishin me pike të barabarta në renditje dhe bavarezët e fituan madje e dominuan me 37 minuta lojë.

Një leksion i madh nga skuadra e Nagelsmann që mbyll ndeshjen me një rival për titull për momentin 37’ minuta dhe me një rezultat të thellë 5-0. Ishte Lewandowski me dy gola, Gnabry sërish me dy gola dhe Muller që mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë.

Fraksioni i dytë ishte një stërvitje duke menaxhuar lojën madje Lewandowski u kursye dhe doli jashtë në minutën e 61’ ndërsa në 85’ shënoi golin e flamurit, Patrik Schick.


Shtuar 17.10.2021 17:42