Batistuta mesazh Messit: Kam mbajtur rekordin për 20 vjet, tani shpresoj ta thyesh ti

Me golin e shënuar dje kundër Holandë në çerekfinalen e Kupës së Botës me Argjentinën, Messi iu bashkua Gabriel Batistutës në krye të tabelës së golashënuesve më Argjentinën në Kupën e Botës me 10 gola.

Sot, përmes profilit të tij në Instagram, “Mbreti Luan” ka dashur të urojë numrin 10-të të Scalonit.

“Kam mbajtur këtë rekord për 20 vjet dhe e kam shijuar. Tani është një kënaqësi e madhe ta ndaj me ju, duke shpresuar me gjithë zemër që ta thyeni këtë rekord në ndeshjen e radhës”, është shprehur legjenda e Argjentinës, Fiorentinës dhe Romës./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.12.2022 14:21