“Bashkë jemi më të fortë”, mesazhi emocionues i Sylvinhos pas fitoreve të kombëtares: Forca Shqipëri!

Shqipëria është në rrugën e duhur për një biletë në Euro 2024. Kuqezinjtë, pas fitoreve me Poloninë dhe Çekinë, kanë shtuar ndjeshëm shanset për t’u kualifikuar në Europian.

Në dy ndeshjet e mbetura, do të mjaftojë vetëm një pikë, ndërsa trajneri Sylvinho nuk ka hezituar për të bërë një postim në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sylvio Campos Official (@sylvinho_campos)


Përmbyllëm një tjetër periudhë jashtëzakonisht pozitive stërvitjesh dhe ndeshjesh. Rezultatet e mira që morëm tregojnë se jemi në drejtimin e duhur dhe se sëbashku jemi më të fortë.

Dua të vlerësoj impenjimin dhe dedikimin e futbollistëve, stafit teknik, bashkëpuntorëve dhe stafit menaxherial. Ne gjithashtu kishim mbështetjen e madhe të fansave që na inkurajuan shumë dhe krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë ndeshjeve.

Na kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje dhe do të vazhdojmë ti dedikojmë gjithmone e më shumë energji për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi në Euro 2024. Forca Shqipëri!!” – Shkruajti ai.

 

 


Shtuar 18.10.2023 21:09