Për të tretin vit radhazi Niccolò Barella merr një çmim nga “Gran Galà del Calcio AIC” duke hyrë në formacionin e vitit të Serie A.
“Është kënaqësi e madhe të fitoj për të tretin vit, falënderoj bashkëlojtarët e mi sepse pa ata këto çmime nuk do të kishin ardhur. Vitin e kaluar fitova edhe Kampionatin Evropian ndaj jam shumë i lumtur dhe kjo është një shtesë që më gëzon shumë.
Objektiva? Të shkojmë në Kupën e Botës, do të japim gjithçka dhe madje do ta luajmë deri në fund për Scudetton.
Këtë vit kampionati është më i vështirë, ka ekipe që janë më afër, por ne jemi Interi dhe duhet të përpiqemi deri në ditën e fundit”, deklaroi Barella./ h.ll/albeu.com