Barella: Interi i Contes është skuadër perfekte

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella ka thënë se trajneri Antonio Conte ka ndërtuar skuadër perfekte në “Giuseppe Meazza”.

“Neurazzurët” fituan Scudetton këtë edicion pas plotë 11 viteve.

Barella tha se nuk i kupton kritikat, derisa mendon se Inter është skuadra perfekte që ndërtoi Conte.

“Edhe para se Atalanta të shënonte gjashtë gola për ndeshje, kishim sulmin më të mirë, mbrojtjen më të mirë, fituam Scudetton”.

“Pse të kritikoni një skuadër që e ka bërë të gjithë këtë”?

“Vetëm shikojeni ndeshjet dhe do të shihni. Ai (Conte) është i mirë në gjithçka, jo vetëm nga ana psikologjike, por teknikisht edhe në stërvitje”.

“Vitin e kaluar ishim skuadra e Conte. Këtë vit, jemi skuadra perfekte e Contes”, deklaroi ai.

Ndërkohë, pos Inter, pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve e ka siguruar edhe Atalanta, derisa dy pozitat tjera do mësohen këtë vikend.

Shtuar 18.05.2021 17:47