U përpoq të mbronte të bijën, detaje nga vrasja me armë në Pejë

Detaje të reja bëhen me dije nga vrasja në Pejë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lokalin Zhara në rrugën Gjin Gazulli në Pejë, sot rreth orës 15 e 35 minuta ku viktimë ka mbetur Beqir Kastrati.

Paraprakisht i dyshuar për vrasjen është Xhevdet Januzi, me profesion profesor.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pasi dyshohet se Xhevdet Januzi kishte tentuar ta dhunonte vajzën e të ndjerit Beqir Kastrati, të cilit më pas i ishte grabitur arma dhe ishte vrarë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot reth orës 15 e 35 miuta në rrugën Gjin Gazulli në Pejë është njoftuar për të shtëna me azrmë zjarri. Menjhëherë ka dalë policia në vend të ngjarjes ku ka hasur në një person të shtrirë në një lokal. Për këtë është njoftu edhe ambulanca dhe mjekët kanë konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë zëdhënësi i policisë në këtë qytet Fadil Gashi.


Shtuar 18.05.2021 17:40

Tags: ,