Bradley Barcola po kërkon me ngulm të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere, sipas asaj që raporton gazetari i talkSPORT, Alex Crook.
Të lidhura
None found
Në të njëjtën kohë, kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve po lëvizin për të afruar dy futbollistë ofensivë, ndërsa bisedimet për transferimin e Yan Diomande dhe Maghnes Akliouche po ecin përpara.
Liverpooli, i cili mbeti i zhgënjyer pasi nuk arriti të sigurojë shërbimet e Diomandes, e ka prej kohësh Barcolan në krye të opsioneve për repartin e avancuar dhe mund ta rrisë interesin për të në javët që vijnë.
Deri në këtë pikë, PSG ka mbajtur qëndrim të prerë duke mos dashur të lejojë largimin e sulmuesit francez gjatë kësaj vere, megjithatë ky pozicion mund të ndryshojë sapo klubi nga Parisi të sigurojë përforcime të reja në sulm.
Te “Parisienët”, Barcola ka humbur statusin e titullarit dhe për këtë arsye shihet i vendosur për një transferim në Ligën Premier, ku beson se mund të arrijë nivelin më të lartë të mundshëm.

