Interi fiton ndaj Juventusit, por Chivu paralajmëron: Na duhet ende kohë

Interi e mbylli turneun përgatitor me një fitore 2-1 ndaj Juventusit në Perth, por trajneri Cristian Chivu nuk u shpreh i kënaqur me atë që pa nga skuadra e tij, veçanërisht në pjesën e dytë të takimit.

Të lidhura

None found

Federico Dimarco shënoi sërish për “Zikaltrit”, ndërsa Andy Diouf realizoi golin e dytë me një goditje diagonale që e befasoi portierin e Juventusit, Michele Di Gregorion.

Francisco Conceicao riktheu Juventusin në lojë në minutat e fundit, ndërsa skuadra torineze pati edhe raste të tjera për të barazuar. Randal Kolo Muani dhe Kerim Alajbegoviq ishin ndër lojtarët që iu afruan golit.

“Gjithmonë kemi mundësi të përmirësohemi. Gjëja pozitive është se po e mbyllim turneun pa lëndime”, deklaroi Chivu për Sky Sport Italia.

Trajneri i Interit pranoi se skuadra e tij nuk e ka arritur ende formën e nevojshme dhe se i duhen edhe disa javë punë për të qenë në nivelin e duhur.

“Nuk jemi ende gati. Na duhen disa javë të tjera për të fituar mprehtësinë e duhur. Mund të flasim për paraqitjen në pjesën e parë, por pjesa e dytë nuk më pëlqeu aspak, sidomos mënyra se si e nisëm atë”, u shpreh ai.

Chivu kërkoi gjithashtu më shumë alternativa në lojën e Interit, duke theksuar se goli i dytë u shënua pikërisht në periudhën kur Juventusi po kalonte momentin e tij më të mirë.

“Duhet të gjejmë më shumë zgjidhje. Është e vërtetë që e shënuam golin e dytë gjatë fazës më të mirë të Juventusit në këtë ndeshje, por duhet të paraqitemi më mirë”, shtoi trajneri.

Juventusi e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e gjashtë në Serie A dhe gjatë kësaj vere ka qenë aktiv në tregun e transferimeve, duke afruar lojtarë si Kolo Muani, Alajbegovic dhe ish-mbrojtësin e Romës, Zeki Celik.

“Mendoj se janë një skuadër cilësore dhe shumë e organizuar. Në ndeshjet parasezonale rezultati nuk është elementi më i rëndësishëm, pasi ne po provojmë ide të reja dhe po punojmë për të përmirësuar gjendjen fizike”, tha Chivu.

“Juventusi është një ekip i fortë dhe padyshim që do të ketë një rol të rëndësishëm këtë sezon”, përfundoi trajneri i Interit.


Shtuar 8.08.2026 17:35

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetour servicesmarsbahiscasibombetnano girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş