Protesta hyn në ditën e 70-të, Arben Kola: Qëndresa do të vijojë deri në shtator, edhe diaspora do të angazhohet

Protesta kundër qeverisë ka mbërritur në ditën e saj të 70-të. Aktivisti Arben Kola, një nga organizatorët e qëndresës, tha për News24 se tubimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Sipas Kolës, 69 ditë më parë askush nuk e parashikonte se kjo lëvizje do të shndërrohej në betejën më të madhe të zhvilluar kundër Ramës. Ai bëri të ditur se qytetarët do të mblidhen çdo ditë dhe se synimi është që protesta të zgjasë deri në muajin shtator.

Të lidhura

None found

Aktivisti deklaroi se organizatorët janë në komunikim me diasporën dhe se disa prej përfaqësuesve të saj ndodhen tashmë mes protestuesve. Ai shtoi se këtë vit ata nuk do të jenë me pushime, ndaj revolta do të vijojë.

Kola iu përgjigj edhe zërave rreth vazhdimësisë së lëvizjes, duke theksuar se personat që e nisën protestën dhe aktorët e vërtetë që u angazhuan që në fillim vazhdojnë të jenë të pranishëm.

Duke nënvizuar vendosmërinë e protestuesve, ai deklaroi se nga kjo betejë nuk ka më kthim pas. Tubimi i sotëm nisi me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Më pas, protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vazhdojnë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetpas girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş