Barcelona ka bërë të ditur zyrtarisht këtë të enjte se ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen për transferimin e portierit kroat Dominik Livakovic.
Livakovic do të jetë pjesë e klubit katalunas për katër sezone, ndërsa marrëveshja parashikon që kontrata e tij të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2030.
None found
Për kartonin e portierit, Barcelona raportohet se ka paguar 2 milionë euro, ndërsa në marrëveshje janë përfshirë edhe 2 milionë euro të tjera në formën e bonuseve.
Konfirmimi i transferimit u publikua në kanalet zyrtare të Barcelonës, ku klubi njoftoi: “Arrihet marrëveshja midis FC Barcelona dhe Fenerbahçe SK për transferimin e Dominik Livakovic. Portieri kroat nënshkruan për katër sezone deri më 30 qershor 2030”.
Sipas raportimeve, portieri kroat mund të largohet përkohësisht në formën e huazimit gjatë këtij sezoni, përpara se të rikthehet në Camp Nou në verën e vitit 2027.
Barcelona e konsideron Livakovicin një alternativë afatgjatë për Joan Garcian, ndërsa kontrata e Wojciech Szczesnyt përfundon në fund të sezonit.
Pavarësisht transferimit, klubi katalunas ende nuk ka përcaktuar se cili do të jetë destinacioni i Livakovic për periudhën afatshkurtër.
Florin BratuNë prag të derbit të parë për këtë sezon në Abissnet Superiore mes Partizanit dhe Tiranës, ka folur para…
Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, një Audi i zi u bllokua…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se rezultatet e sondazhit të fundit – të cilat tregojnë një epërsi të konsiderueshme të…
Një vit pasi Donald Trump shpalli përfundimin e luftës në Gazë, shumica e premtimeve të armëpushimit mbeten të papërmbushura. [...]Read…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla – Shwarz ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit. Ajo…
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, dënoi ashpër vrasjet tragjike të një gruaje dhe…