Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla – Shwarz, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur në Livoç të Ulët të Gjilanit.
None found
Duke e cilësuar ditën e kaluar si të zymtë, ajo deklaroi se institucionet dhe shoqëria nuk mund të presin që gratë të humbin jetën përpara se të ndërhyjnë.
Gërvalla nënvizoi se vrasja e grave përbën një krim jashtëzakonisht të rëndë dhe të tmerrshëm, të cilin asnjë shoqëri nuk duhet ta pranojë si të pashmangshëm, veçanërisht kur ka përgjegjësinë për ta parandaluar.
“Dita e djeshme ishte e kobshme. Një tjetër grua u vra nga bashkëshorti i saj, ndërsa një familje u përball me një tragjedi të pariparueshme. Shpreh dhimbjen dhe indinjatën time të thellë për vrasjen e gruas dhe vëllait të saj në Livoç të Ulët të Gjilanit. Nuk mund të presim që gratë të vriten për të reaguar.
Përgjegjësia jonë është të ndërhyjmë, të parandalojmë dhe të përdorim çdo mundësi që kemi në mënyrë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar Gërvalla, e cila u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave.
Çmimet e naftës në Francë kanë shënuar ulje pas vendimit të qeverisë për të liruar 10 milionë fuçi nga rezervat…
Skënderbeu - VllazniaNga Drejtoria Teknike e FSHF-së, mbrojtësi grek i ekipit korçar, Georgios Lagonidis, u vlerësua me çmimin “Lojtari i…
Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.“Zonja e Vjetër” e mori…
Ish-futbollisti profesionist islandez, Rurik Gislason, ka zbuluar një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së tij, duke treguar se…
Atdhe MazariAtdhe Mazari rezultoi protagonist te Elbasani në sfidën ndaj Laçit, ku ishte autor i dy golave në fitoren me përmbysje…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy...…