Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot se sondazhi i fundit, ku ai dhe OBRM-PDUKM-ja paraqiten dukshëm përpara opozitës, pasqyron mënyrën se si qytetarët e vlerësojnë punën dhe politikat e partive kundërshtare.
None found
Pas inspektimit të punimeve përfundimtare në ndërtesat e muzeut në Kalanë e Shkupit, ai iu përgjigj një pyetjeje të gazetarit dhe i cilësoi rezultatet e sondazhit si lajm të keq për rivalët politikë.
“Ky është një lajm i keq për ata që zgjodhën të bëjnë politikë me gënjeshtra, shpifje, trillime, fyerje e të tjera. Kështu do të vazhdojë të jetë”, deklaroi kryeministri.
Mickoski u shpreh se qytetarët e njohin punën dhe sjelljen e opozitës dhe, sipas tij, kjo është arsyeja pse ajo po humbet mbështetjen.
“Ata do të vazhdojnë të bien, sepse qytetarët e dinë se si po vepron opozita jonë e sotme”, tha ai.
Sipas Mickoskit, opozita nuk paraqet zgjidhje dhe politika konkrete, por merret me kritika dhe akuza ndaj qeverisë.
“Ata që patën mundësinë për shtatë vjet, por e vodhën dhe e shkatërruan vendin, tani kanë mbetur vetëm të shpikin histori, të shpifin, të gënjejnë e të bëjnë gjëra të ngjashme. Do të vazhdojnë të humbasin derisa të bëhen krejtësisht të parëndësishëm në skenën politike”, theksoi kryeministri Mickoski.
Reshjet e shiut me intensitet të lartë, të përqendruara brenda pak minutash, kanë shkaktuar prezencë të ujit në disa zona…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ka reaguar lidhur me rastin e dhunës së ushtruar ndaj dy të rinjve…
Presidentja Justina Shiroka-Pula, ka pranuar urime me rastin e zgjedhjes në detyrë nga homologu finlandez Alexander Stubb, homologia sllovene Natasha…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se rezultatet e sondazhit të fundit – të cilat tregojnë një epërsi të konsiderueshme të…
Kapsula Dragon, me katër anëtarët e misionit Crew-12 në bord, u ul të enjten në ujërat e Paqësorit, duke përmbyllur…
Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë në autostradën Levan- Tepelenë në vendin e quajtur Fratar. Dy automjete janë…