Categories: sport

Barcelona përfundon “revolucionin” me shtatë afrime dhe mbyll merkaton në mënyrë spektakolare

Pas zyrtarizimit të transferimit të Gabriel Jesus nga Arsenali, Barcelona nuk pritet të kryejë më asnjë lëvizje gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar.

Të lidhura

None found

Fabrizio Romano, eksperti i merkatos, ka bërë të ditur se klubi katalanas e ka mbyllur fushatën e transferimeve me afrimin e sulmuesit brazilian, për të cilin do të paguhen 10 milionë euro, pa përfshirë bonuset.

Barcelona ishte lidhur në orët e fundit edhe me një transferim të mundshëm të Ruud Nijstad nga Twente, pasi lojtari shihej si një përforcim i mundshëm për repartin e mbrojtjes.

Megjithatë, drejtuesit e “Blaugranëve” kanë zgjedhur të mos e konkretizojnë këtë operacion.

Gjatë kësaj vere, Barcelona ka qenë një nga klubet më aktive në treg, duke afruar Anthony Gordon, Karim Adeyemi, Jesse Bisiwu, Rodri, Joao Cancelo dhe Dominik Livakovic, përpara se të finalizonte marrëveshjen për Gabriel Jesus.

Krahas afrimeve, katalanasit kanë regjistruar edhe disa largime, mes tyre shitjen e disa talenteve të akademisë. Transferimi më i rëndësishëm në këtë drejtim ishte ai i Ferran Torres, i cili iu bashkua Paris Saint-Germain për 50 milionë euro.

Me përfundimin e marrëveshjes për Gabriel Jesus, Barcelona duket se e ka mbyllur përfundimisht afatin kalimtar të verës dhe nuk pritet të ketë më ndryshime në ditën e fundit.

të fundit

Njihuni me parashikimin e motit 27 Nëntor 2026, reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…

10 minutes ago

Horoskopi 27 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’i shfaqur dashurinë burrit tuaj.  Dita është gjithashtu e mirë për takime…

15 minutes ago

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

8 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

8 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

9 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

9 hours ago