Mësohen katër skuadrat e para që kalojnë më tej në Ligën e Europës, ku nuk pati shumë surpriza.
Pas barazimit pa gola në Camp Nou, Barcelona mposhti 1-2 Galatasaray në fushën e këtyre të fundit duke siguruar kualifikimin.
Një krosim i mrekullueshëm i Cicaldau nga këndi do të gjente golin me kokë nga Marcao.
Barça barazoi me Pedri 9 minuta më vonë.
Aubameyang në pjesën e dytë realizoi dhe golin e fitores.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes së sotme, Atalanta u mjaftua me gol nga Boga dhe me rezultatin e sfidës së kaluar për t’u kualifikuar përballë Bajer Leverkusenit. Berat Gjimshiti luajti 80 minuta, i cili u fut në fushë që në minutën e 10’, pas një dëmtimi të Toloit.
Në dy përballjet e tjera, Braga siguroi çdo gjë përballë Monakos në transfertë, ndërsa Rejnxhërs u ndihmua nga rezultati i sfidës së kaluar, pasi u mposht 2-1 nga Crvena Zvezda.