Xavi: Eleminimi në Champions na trishtoi shumë, tashmë La Liga dhe Kupa janë objektivi ynë

Eleminimi i hershëm në Champions League, që në fazën e grupeve, për Barcelonën duket se ka rivënë në “sytë” e teknikut Xavi dëshirën e Barcelonës për të fituar La Ligën dhe Kupën e Mbretit, ku të mërkurën, Barcelona do të luajë me Intercity nga divizioni i tretë i Spanjës në 1/16 e finales së Kupës.

“Ndeshjet e para të Kupës shpesh janë të shtrenjta. Më kujtohen përplasjet gjatë karrierës sime. Këto janë ndeshje shumë të vështira. Mund të fitohet pak, por gjithçka mund të humbet. Ne jemi favoritët dhe ndonjëherë kjo ka një kosto.

Fitimi i Kupës është qëllimi ynë. Ne duam të fitojmë tituj. Pas eliminimit nga Champions League, La Liga është gjëja më e rëndësishme, por ne jemi shumë të interesuar për Kupën. Ky është një turne i veçantë për ne”,- tha trajneri “blaugrana”. /albeu.com


Shtuar 3.01.2023 17:31