Barcelona vendos për planin alternativ nëse nuk realizon transferimin e Julián Álvarez

Barcelona mund ta përfundojë afatin kalimtar pa përforcuar repartin ofensiv, në rast se nuk arrin të transferojë Julián Álvarez.

Të lidhura

None found

Sipas Marca, Atlético Madrid nuk ka ndryshuar qëndrim dhe vazhdon të kundërshtojë shitjen e sulmuesit argjentinas te klubi katalanas.

Drejtuesit e klubit madrilen janë të gatshëm ta marrin në konsideratë largimin e Álvarez vetëm nëse ai transferohet tek Arsenali.

Duke e konsideruar shumë të ndërlikuar realizimin e kësaj marrëveshjeje, Barcelona ka vënë në zbatim planin B, i cili parashikon të mos kryhet asnjë afrim tjetër në sulm.

Hansi Flick ka besim te skuadra aktuale

Hansi Flick dhe Deco kanë marrë vendimin të mbështeten te futbollistët që ndodhen aktualisht në dispozicion. Trajneri gjerman është i kënaqur me alternativat brenda ekipit dhe nuk e sheh të arsyeshme afrimin e një sulmuesi vetëm për të shtuar numrin e lojtarëve.

Për rolin në qendër të repartit ofensiv mund të përdoret Raphinha. Edhe Karim Adeyemi dhe Gordon, ndonëse zakonisht luajnë në krahë, mund të përshtaten në këtë pozicion. Dani Olmo përbën një tjetër zgjidhje të mundshme.

Besim ka edhe te lojtarët e rinj. Hamza Abdelkarim, golashënuesi më i mirë i skuadrës gjatë ndeshjeve parasezonale, ka lënë përshtypje pozitive te stafi teknik dhe mund të ketë mundësi aktivizimi gjatë sezonit.

Për rrjedhojë, nëse në ditët e fundit të afatit kalimtar nuk paraqitet ndonjë mundësi e jashtëzakonshme, Barcelona do ta fillojë sezonin pa Julián Álvarez dhe pa një sulmues tjetër të ri.

Nëse kërkesat e skuadrës ndryshojnë, klubi mund të kërkojë sërish përforcime në treg gjatë afatit kalimtar të janarit.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisjojobet girişMarsbahisultrabetjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomjojobet girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis GirişultrabetleograndbetJojobetcasibom