Mundësia që Luis Suarez të transferohet te Barcelona është zbehur, të paktën përkohësisht, pasi klubi katalanas e vlerëson tepër të lartë klauzolën e largimit prej 80 milionë eurosh.
Të lidhura
None found
Gazetari Fabrizio Romano raporton se Barcelona nuk është e gatshme ta paguajë këtë shumë për të marrë shërbimet e sulmuesit kolumbian.
Ndërkohë, Sporting nuk synon të bëjë ulje nga çmimi i përcaktuar për lojtarin.
Klubi portugez pret që Suarez të qëndrojë në skuadër dhe ta vijojë aventurën e tij në Lisbonë, çka e vështirëson ndjeshëm realizimin e një kalimi te Barcelona.
Në këtë fazë, mospërputhja financiare ndërmjet dy klubeve përbën pengesën kryesore.
Tashmë, Barcelona duhet të zgjedhë mes ndryshimit të strategjisë për të gjetur një marrëveshje dhe tërheqjes përfundimtare nga gara për sulmuesin.
