Julian Alvarez vazhdon të jetë objektivi kryesor i Barcelonës për forcimin e sulmit, por drejtuesit katalanas po shqyrtojnë edhe një alternativë në rast se transferimi i argjentinasit nuk konkretizohet.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve të El Desmarque, Lautaro Martinez po zë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në strategjinë e klubit spanjoll.
Bomberi i Interit gëzon vlerësimin e trajnerit Hansi Flick dhe drejtorit sportiv Deco, të cilët e konsiderojnë profilin e tij veçanërisht të përshtatshëm për ekipin.
Në Barcelonë mendojnë se ditët në vazhdim mund të përcaktojnë të ardhmen e Julian Alvarez.
Sulmuesi pritet të takohet me Diego Simeonen dhe drejtuesit sportivë të Atletico Madridit. Klubi katalanas shpreson që gjatë këtyre bisedimeve ai të shfaqë dëshirën për të lënë skuadrën madrilene dhe për t’u transferuar në Camp Nou.
Nëse, megjithatë, pengesat nuk kapërcehen as gjatë javës së ardhshme, Barcelona mund të kalojë te alternativa e planifikuar.
Hansi Flick kërkon një përforcim të ri në repartin ofensiv dhe, në një situatë të tillë, Lautaro Martinez do të konsiderohej një kandidat serioz.
Alvarez mbetet zgjedhja e parë e Barcelonës, por Lautaro po fiton terren në planet e klubit, i cili po përgatitet edhe për dështimin e mundshëm të operacionit për yllin e Atletico Madridit.
