Në Konferencën e IX-të të Ambasadorëve, Petrit Ajeti flet për sfidat e sigurisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nisi sot Konferencën e IX-të të Ambasadorëve, e zhvilluar me temën “Kosova në një botë në ndryshim: Siguri, Partneritet dhe Zhvillim”. Në këtë aktivitet marrin pjesë krerë institucionalë, ambasadorë dhe shefa të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Sesioni i parë i konferencës i kushtohet temës “Siguria, qëndrueshmëria dhe kërcënimet hibride”.

Gjatë këtij sesioni, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, po paraqet një analizë mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe kërcënimet hibride, duke vënë theksin edhe te nevoja për forcimin e qëndrueshmërisë institucionale dhe shoqërore përballë tyre.

Punimet e Konferencës së IX-të të Ambasadorëve do të vijojnë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme. Në fokus të diskutimeve do të jenë prioritetet e politikës së jashtme, zhvillimet dhe sfidat ndërkombëtare, si dhe mundësitë për avancimin e interesave shtetërore të Republikës së Kosovës.


Shtuar 10.08.2026 19:21

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetpasacasinocasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomparmabet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom