Barcelona “përfiton” nga klauzola e De Ligt

Rinisja e Barcelonës filloi me punësimin e Xavi si menaxher, i ndjekur nga goditja e Ferran Torres.

Vëmendja e trajnerit spanjoll tashmë është kthyer te mbrojtja dhe emri i parë në listë është ai i Matthijs de Ligt, edhe pse pengesat nuk janë të pakta, para së gjithash ajo ekonomike, duke pasur parasysh kostot e lojtarit holandez dhe atë financiar brenda klubit blaugrana.

Por një asist vjen nga Spanja, në kontratën e de Ligt ka një klauzolë të futur në atë kohë nga Raiola që do t’i kursente Barçës 50 milionë euro.

Klauzola e De Ligt prej 125 milion euro është aktive vetëm brenda futbollit italian. Me pak fjalë, çdo ekip jashtë Seria A do të duhet të paguajë klauzolën prej 75 milion euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.12.2021 09:23