Mjegulla e dendur pushton vendin, vështirësi në qarkullimin e mjeteve (VIDEO)

Pas shiut pjesa më e madhe e vendit është pushtuar nga një mjegull e madhe. Nga Thumana në Tapizë mjegulla është shumë e dendur  duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Mjegulla ka pushtuar autostradën Fushë Krujë-Laç si dhe Fushë Krujë Rinas. Gjithashtu dhe Fieri është gjithë mjegull.

Mjegulla e dendur ka qenë e pranishme  që në mesnatë dhe vazhdon të jetë.

Shoferët janë detyruar të ecin shumë ngadalë dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë aksident deri më tani./albeu.com


Shtuar 30.12.2021 09:16