Barcelona mendon rikthimin e super sulmuesit

Një lajm i bujshëm vjen ditën e sotme, e cila ka të bëjë me një rikthim te skuadra e Barcelonës.
Sipas “Sport” raportohet se katalanasit po mendojnë të rikthejnë në “Camp Nou”, Luis Suarez.

Uruguairani do të dalë lojtari i lirë më 30 qershor, pasi i përfundon kontrata me Atletico Madrid me palët që kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre.

Në La Liga janë edhe dy skuadra të tjera që kanë shfaqur interes për shërbimet e ish-sulmuesit të Barçës. Bëhet fjalë për Sevilla dhe Villarreal.

Ndërsa kujtojmë se Suarez me fanellën e blaugranave arriti të shënonte 198 gola në 283 ndeshje, teksa ka fituar edhe 13 tituj me fanellën e Barçës. /h.ll/albeu.com


Shtuar 23.06.2022 14:02