Barcelona ka luajtur sot ndaj Granadës në shtëpinë e këtyre të fundit.
Në minutën e 10-të Luuk de Jong shënoi i pari por goli u anullua prej VAR-it.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Në pjesën e dytë, në minutën e 57-të Dani Alves kroson topin drejt zonës dhe gjenë kokën e Luuk de Jong i cili kalon në avantazh Barcelonën.
Barça ka zotëruar topin pothuajse në të gjithë lojën por befasia vjen në fund.
Në minutën e 80-të Gavi merr kartonin e dytë të verdhë duke braktisur lojën.
Ndërsa vula vendoset në minutën e 89-të pasi Puertas barazon rezultatin në 1-1. /h.ll/albeu.com