Barcelona ka dy opsione për mesfushën, që të dy vijnë nga Premier Liga

Barcelona është duke kërkuar transferimin e një mesfushori në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori i talentuar spanjoll Gavi ka humbur sezonin, derisa Oriol Romeu nuk ka arritur të bind Xavin, me trajnerin që po kërkon një transferim tjetër.

Gjiganti kataluans ka shumë emra në listë, por Xavi dëshiron që të ketë një mesfushor me përvojë në dispozicion prej muajit janar.

Gjendja ekonomike jo e mirë e katalunasve, ka bërë që ata të mendojnë një opsion me kosto të ulët, ose huazim me të drejtë blerje.

E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se i pari në listën e katalunasve është Giovani Lo Celso, që nuk po ka hapësira te Tottenham Hotspur dhe Xavi e kërkoi atë edhe në verë.

Spurs janë të gatshëm ta lejojnë largimin e argjentinasit si huazim dhe Barcelona po tenton afrimin e tij.

Ndërkohë emri tjetër është ai i Thomas Partery, por që problemi qëndron te çmimi i lartë i lojtarit prej 40 milionë eurove dhe Arsenali që nuk dëshiron ta lërë të largohet në huazim. /Telegrafi/


Shtuar 25.12.2023 15:42