Barcelona i vendos sërish ultimatum Dembeles, ka 48 orë kohë

E ardhmja e sulmuesit francez, Ousmane Dembele te Barcelona vazhdon të jetë e turbullt, edhe palët kanë qenë në bisedime për disa muaj ku ka pasur një ofertë të re javët e fundit.

Sidoqoftë, Dembele ende nuk ka kthyer përgjigje derisa është i interesuar për qëndrimin në “Camp Nou”, por nuk pranon me këto propozime të fundit.

Barcelona nuk mund t’i ofrojë Dembeles rritje page, shkaku i gjendjes së dobët financiare, derisa edhe lojtari ka pasur lëndime të shpeshta që nga viti 2017.

Francezit i skadon kontrata në fundin e sezonit dhe është i lirë të nënshkruajë parakontratë me çdo klub jashtë Spanjës.

Barcelona ka shpenzuar mbi 100 milionë euro për 24-vjeçarin në vitin 2017 dhe nuk duan ta humbasin falas. Për këtë arsye, Mundo Deportivo raporton se i kanë dhënë 48 orë për të vendosur.

Nëse francezi vendos të mos rinovojë, Barcelona do kërkojë blerës dhe nëse nuk gjen, do e lërë në bankinë për pjesën e mbetur të sezonit.


Shtuar 17.01.2022 09:58