Barcelona fiton ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos

Barcelona ka arritur të shënojë fitore si mysafir ndaj Sevillas me rezultat 4-1 në kuadër të javës 23-të të La Ligas.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që arritën të realizojnë që në start.

Fillimisht ishte Robert Lewandowski, që arriti të shënojë për 1-0 në minutën e shtatë.

Por pas një minute, Ruben Vargas arriti t’i barazojë shifrat në 1-1.

Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona mori sërish epërsinë, kur Fermin Lopez shënoi për 2-1.

Në minutën e 55-të, dilema e fituesit u hoq, kur Raphinha shënoi për 3-1.

Krejt në fund shënoi edhe Eric Garcia që mbylli takimin në 4-1.

Barcelona me fitore përfiton dhe i afrohet Atletico Madridit në një pikë, ndërsa Real Madridit si kryesor i afrohet në dy pikë.

Standings provided by Sofascore


Shtuar 9.02.2025 23:05