Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me seancën gjyqësore që u zhvillua sot në Gjykatën Kushtetuese dhe që do të vazhdojë ditën e hënë, për shkarkimin e tij.
Në reagim Meta falënderoi këshilltarët e tij për punën e bërë gjatë asaj që ai e quan farsë gjyqësore e ish-Kuvendit monist dhe antikushtetues.
Meta gjithashtu shprehet se 72 pyetjeve do t’u përgjigjet brenda 48 orëve dhe do t’i lexojë para të gjithëve në Presidencë.
Reagimi:
Falenderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues.
Pasi u njoha me 72 pyetjet e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit./albeu.com