Barcelona dhe Real Madrid monitorojnë talentin 17-vjeçar brazilian

Brazili është një treg i pashtershëm për talentet në botën e futbollit.

Pas largimit të Vinicius Jr dhe Rodrygo nga Amerika e Jugut, talentë të tjerë po qarkullojnë dhe të cilët kanë tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha të Evropës.

Një yll i ri po shkëlqen te ekipi i Athletico Paranaense i cili quhet Vitor Roque. Djaloshi 17-vjeçar mori të gjithë vëmendjen në Copa Libertadores me performancën e tij.

Shifrat dhe performanca e tij në këtë moshë kaq të re, ka bërë që të tërheqë vëmendjen e Barcelonës dhe Real Madrid. Dy klubet më të mira spanjolle janë duke e monitoruar djaloshin, ndërsa Juventus ka ofruar tashmë 15 milionë euro për të, por Athletico Paranaense i ka refuzuar sepse mendojnë se mund të shitet për një shifër më të lartë.

Në Brazil janë të sigurt që sapo ai të mbushë 18-vjeç më 28 shkurt, do të hapë merkaton duke tërhequr shumë ekipe të mëdha evropiane./ h.ll/albeu.com

Shtuar 20.09.2022 15:45