Barcelona nuk e ka humbur besimin se do të arrijë marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit Rodri, raporton eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.
Oferta fillestare e klubit katalunas është refuzuar nga anglezët, por kjo nuk ka shkaktuar shqetësim në Camp Nou. Barcelona pritet të rikthehet së shpejti me një propozim të përmirësuar.
Të lidhura
None found
Sipas Romanos, Rodri i ka komunikuar Manchester Cityt, me respektin maksimal, dëshirën e tij për t’u transferuar te Barcelona. Vullneti i mesfushorit të kombëtares spanjolle për t’iu bashkuar gjigantëve katalunas ka rritur bindjen e klubit se marrëveshja mund të finalizohet.
Barcelona pritet të rrisë ofertën në ditët në vijim, ndërsa të gjitha palët besohet se e shohin si të mundshëm përfundimin e këtij transferimi.
Raportime të mëhershme nga Spanja bënin të ditur se propozimi i parë i Barcelonës ishte rreth 45 milionë euro, plus bonuse.
Megjithatë, kjo shumë nuk e ka bindur Manchester Cityn, i cili pritet të kërkojë një tarifë dukshëm më të lartë për lojtarin.
Klubi anglez thuhet se synon të përfitojë rreth 70 milionë euro përpara se të pranojë të negociojë një marrëveshje për mesfushorin.
