Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka publikuar përditësimin e fundit mbi gjendjen në pikat kufitare të vendit.
Të lidhura
None found
Vonesat më të mëdha janë evidentuar në dalje nga Kosova, ku pritjet për qytetarët arrijnë deri në 40 minuta.
Sipas të dhënave të fundit, pika kufitare Dheu i Bardhë ka radhën më të gjatë, me kolonë rreth 300 metra dhe pritje deri në 40 minuta në dalje.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi varion nga 3 deri në 5 minuta.
Përditësimi i të dhënave është bërë sot në orën 07:45.
