Barça, e ngopur me rastin e Dembélé

Ousmane Dembélé është një prioritet kryesor për Xavi , siç deklaroi me forcë në ditën e prezantimit të tij. “Në formë, ai është më i miri në botë në pozicionin e tij,” tha ai.

Me kontratë deri në qershor, rinovimi i ekstremit është urgjent, pasi që nga janari do të mund të negociojë me klubin që dëshiron pa shkelur asnjë rregull. Në klub ata duan që ai të vazhdojë, por agjenti i tij, Moussa Sissoko, nuk ndalet dhe klubi tashmë është lodhur nga situata , sipas ‘Mundo Deportivo’.

Ndjenja është se dëshira e Ousmane është të vazhdojë, por ndikimi i përfaqësuesit të tij është ai që vonon marrëveshjen. Kështu, Sissoko është bërë një lloj “armiku” i Xavi Hernández , pasi është, apriori, e vetmja pengesë ekzistuese për të vulosur operacionin. /albeu.com


Shtuar 23.11.2021 13:14