Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel është dënuar nga FA për shkak të komenteve të tij për gjyqtarin Anthony Taylor pas ndeshjes kundër Tottenham ku skuadra e tij barazoi me rezultat 2-2 më 14 gusht. Tekniku gjerman theksoi pas ndeshjes së Premier League që gjyqtari nuk duhet t’i besohet referimi i ndeshjeve ku luajnë Blutë
Derbi i Londrës në Stamford Bridge pati disa incidente, me Tuchel që tha se dy golat e Tottenhamit është duhej të anuloheshin, njëri për faul në Kai Havertz gjatë aksionit dhe tjetri për shkak se Cristian Romero shihet duke shkulur flokët e Marc Cucurellanë.
Trajneri i Bluve tashmë është dënuar dhe i është dhënë një pezullim nga FA për përleshjen e tij me trajnerin e Spurs, Antonio Conte gjatë dhe pas ndeshjes, kurse homologu i tij po ashtu është gjobitur
Megjithatë, FA e ka dënuar përsëri gjermanin, duke thënë në një deklaratë:
“Thomas Tuchel është dënuar pasi që ka thyer rregullin E3 të FA në lidhje me komentet që ai ka bërë pas ndeshjes së Chelsea FC kundër Tottenham Hotspurs më 14 gusht 2022”.
“Komentet e menaxherit pas ndeshjes në konferencë për shtyp paraqesin janë të pahijshme dhe në kundërshtim me rregullën E3.1 të FA, që nënkuptojnë njëanshmëri apo vënë në pyetje integritetin e një gjyqtari të ndeshjes, apo vënë në pyetje reputacionin e ndeshjes. Thomas Tuchel ka kohë deri të enjten më 25 gusht për të 2022 që të japë një përgjigje në lidhje me këto komente”, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë.
Tuchel u pyet nga gazetarët pas ndeshjes me Spurs nëse mendon se FA nuk duhet ta emëroi Taylorin për referim në ndeshjet e Chelsea, ashtu si mendojnë tifozët.
“Nuk mendoj që vetëm tifozët mendojnë kështu. Ju siguroj se tërë zhveshtorja te ne mendon kështu, çdo person mendon kështu”, u përgjigj Tuchel kur u pyet nëse Taylorit duhet t’i ndalohet referimi i ndeshjeve të Chelseat.
“Nuk mund të kuptoj së si ishte i rregullt goli i parë dhe nuk mund të kuptoj se kur një lojtari i shkulën flokët nga një lojtarë tjetër, ai lojtarë është në fushë”.
“T’ia tërhiqni dikujt flokët, të vazhdosh të luash madje të referosh edhe goditje këndi! Kjo për mua nuk ka ndonjë shpjegim dhe nuk dëshiroj ta pranoj. Të dy gola nuk janë të rregullt dhe nëse do të kishte pasur një Fair Play, atëherë do të kishte një tjetër rezultat./albeu.com/