Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio nuk mendon se ishte penallti, prekja me dorë e Eder Militaos.
Braziliani aksidentalisht preku topin me dorë dhe arbitri dhe penallti për Sevillan, të cilën e konkretizoi në gol Ivan Rakitic.
Pas ndeshjes, Asensio tha se asnjëri nga lojtarët nuk e kupton rregullën e prekjes së topit me dorë.
“Militao as nuk ishte duke e shikuar topin dhe arbitri dha penallti. Asnjë nga ne nuk e kupton rregullin e prekjes së topit me dorë”.
“Ky vendim i arbitrit mund të na kushtojë ligën”, tha ai.
Reali renditët në pozitën e dytë me 75 pikë, dy më pak se lideri Atletico Madrid, derisa kanë mbetur edhe tri ndeshje të pazhvilluara.