Balotelli për rënien e Italisë: Para ndeshjes, askush nuk mendoi për mua

Mario Balotelli e bëri të qartë se ai mund të ndihmonte Italinë të kualifikohet në Kupën e Botës 2022.

“Njerëzve gjithmonë u mungoj kur skuadra humbet. Është e lehtë të flasësh për mua tani, por askush nuk mendoi për mua para ndeshjes.

E pashë ndeshjen dhe pashë mundësi për të shënuar. Jam shumë mirë në portën e kundërshtarit. Nuk dua të them se do të kishim fituar nëse do të kisha luajtur, por kishim disa mundësi për të shënuar.

Nuk kam komunikuar me Mancinin, por kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe më vjen shumë mirë që do të qëndrojë, aq më tepër që pas  dy vitesh në krye të skuadrës doli kampion i Europës.

Po, dhemb që nuk do të shkojmë në Katar. Por nuk duhet harruar se së fundmi ky trajner ka drejtuar një skuadër që ndonëse e fortë nuk konsiderohej si pretendente për fitoren në Euro 2020.

Mancini bëri një punë të shkëlqyer. Ai e meritonte mundësinë për të vazhduar punën e tij”, tha sulmuesi i Adana Demirspor për Sky Sport Italia.

Italia u mposht nga Maqedonia e Veriut (0:1) në play-off duke mos shkuar në Katar. albeu.com/


Shtuar 30.03.2022 18:04