Balde i thotë “jo” kalimit në Premier League

Në merkaton e janarit shumë lojtar priten të ndryshojnë skuadër. Alejandro Balde është një nga lojtarët që kërkohet nga disa skuadra dhe merkatoja e janarit pritet të jetë e “zjarrtë” për të.

Mbrojtësi është një lojtar lider në La Liga, ku është një element kyç në formacionin e Xavi Hernandez. Barcelona ka marrë ofertë nga një skuadër e Premier League për shërbimet e 20-vjeçarit.

Por sipas Gerard Romero bëhet me dije se lojtari është shumë i lumtur te Barcelona dhe për momentin nuk e mendon një largim të tillë. Kujtojmë se më parë Manchester City ka tentuar transferimin e tij, por pa sukses. Mbetet të shihet në merkaton e ardhshme se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Baldes. /Newsport.al/


Shtuar 19.12.2023 16:55