Babai i boksieres së njohur nga Algjeria, Imane Khelif ka thyer heshtjen dhe ka treguar më shumë rreth së shkuarës së personazhit të Paris 2024.
“Që kur ishte e vogël kishte shumë pasion për sportin”, tregon Omar Khelif për “AFP”-në. Mes të tjerash 49-vjeçari, mes dy vajzave të tij të vogla, tregon se e ka mësuar boksieren që të jetë e guximshme.
Siç dihet Imane Khelif është akuzuar shumë në medie për shkak të gjinisë së saj. Rivalet i tremben forcës së saj burrërore ndërsa Omar Khelif tregon një fotografi të boksieres në moshë të re për të vërtetuar se të gjitha aludimet nuk janë të bazuara.