EURO 2020/ Spanja nuk di të fitojë, ndalet sërish në barazim ndaj Polonisë (VIDEO)

Spanja nuk ka arritur fitojë as në ndeshjen e dytë të Euro 2020 përballë Polonisë, duke u ndalur në barazimin 1-1.

Pjesa e parë filloi më mirë për spanjollët që patën më shumë raste, dhe gjetën golin e epërsisë në minutën e 25’ me Alvaro Moratan, pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Poloninë, që gjeti golin e barazimit në minutën e 54’ përmes Robert Lewandowskit.

Vetëm katër minuta më vonë në min e 58’ u akordua penallti për Spanjën, por nga pika e bardhë nuk arriti të realizoj Gerad Moreno.

Me këtë barazim Spanja ka dy pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin E, ndërsa Polonia ka vetëm një pikë.


Shtuar 19.06.2021 22:53