Pierre-Emerick Aubameyang, për “SKYSports” i është përgjigjur disa pyetjeve të bëra në rrjetet sociale për të nga ana e tifozëve.
Ai ka zbuluar një ndodhi që i ka ndodhur kohë më parë duke habitur audiencën.
“Në kohën kur luaja për Saint Ettiene apo për Dortmundin nuk më kujtohet shumë mirë kjo gjë, Tottenham ishte i interesuar për mua dhe do të firmosja për ta. U nisa për në Londër dhe kur mbërrita atje askush nuk po më priste. Ata nuk më telefonuan më e më lanë në mes të rrugëve, nuk e di pse.
Conte tek Tottenham? Të jem i sinqertë as nuk më intereson fare”, kështu është shprehur Aubameyang ku ka shtangur publikun me veprimin që Tottenham i ka bërë sulmuesit dikur./h.ll/albeu.com