Aubameyang kërkon largimin për shkak të ardhjes së Lewandowski-t? E kundërta është e vërtetë

Pierre – Emerick Aubameyang nuk ka ndërmend të largohet nga klubi i Barcelinës gjatë kësaj merkatoje verore.

Raportet e fundit nga Spanja tregonin se sulmuesi po mendonte largimin dhe ishte Chelsea që po printe garën për shërbimet e tij, por duket se gabonezi mendon ndryshe.

Aubameyang kaloi një gjysmësezon mjaft të mirë në Spanjë duke shënuar plot 11 gola në vetëm 17 ndeshje.

Ardhja e Robert Lewandowski-t nuk e ka shqetësuar aspak ish-kapitenin e Arsenalit i cili do të punojë për të marrë sa më shumë minuta gjatë këtij sezoni.

Gjithësesi mësohet se “Blutë e Londrës” do të provojnë gjithçka deri në fundin e merkatos./albeu.com


Shtuar 4.08.2022 16:26