Ndeshja miqësore kundër Manchester City ka të ngjarë të jetë e fundit e Pierre-Emerick Aubameyang.
Sipas mediave angleze dhe spanjolle, sulmuesi është afër kalimit te Chelsea. Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, planifikon të ketë Aubameyang në formacionin fillestar në miqësoren e sotme kundër Manchester City, si një mënyrë që publiku t’i thotë lamtumirë lojtarit përpara se ai të kthehet në Angli.
Pierre-Emerick Aubameyang kaloi pak më shumë se gjashtë muaj te Barcelona, duke shënuar 13 gola dhe një asistim në 24 ndeshje për katalanasit. /albeu.com/