Atletico mposht Realin në vazhdime dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Atletico Madrid ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Atletico arriti kualifikimin tutje pasi në vazhdime mposhti Real Madridin me rezultatin 4:2.

Zhvillohej minuta e 39-të kur Atletico kaloi në avantazh nëpërmjet Linos.

Në fund të pjesës së parë, portieri Jan Oblak shënoi autogol për 1:1.

Atletico ktheu edhe njëherë avantazhin në minutën e 57-të me golin e Moratas.

Joselu barazoi shifrat në 2-2 nëntë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

Në vazhdime, më saktësisht në minutën e 100-të, Griezmann shënoi gol të bukur për 3:2.

E krejt në fund, më saktësisht një minutë para fundit të kohës së vazhdimeve, Riquelme vulosi kalimin tutje.

Kështu, Atletico Madrid kalon në çerekfinale, duke iu bashkangjitur ekipeve si Barcelona, Mallorca, Sevilla, Celta Vigo, Girona, Real Sociedadi, Athletic Bilbao e Mallorca.


Shtuar 19.01.2024 00:11