Daniel Wass ka mbërritur në Madrid, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë me Atletico Madrid për sezonet e ardhshme.
Valencia pranoi ofertën e fundit nga ‘colchoneros’ pasi gjeti një zëvendësues për danezin, kontrata e të cilit do të përfundonte më 30 qershor.
Operacioni u mbyll për një shifër afërsisht 2.5 milionë euro./ h.ll/albeu.com