Atletico Madrid hidhet në sulm për shërbimet e sulmuesit argjentinas

Sipas “ Mundo Deportivo”, Atletico Madrid është futur në garë për shërbimet e sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez.

Djaloshi ka tërhequr vëmendjen e teknikut Simeone dhe ky i fundit ka dëshirë ta shohë të luaj për të. River Plate kërkon të paktën 25/30 milion euro për djaloshin që po mahnit evropën.

Atletico Madrid ka si kundërshtarë Fiorentinën dhe Milanin pasi dy ekipet italiane janë gjithashtu të interesuara për Alvarez./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 17:35