Afrim Gashi qartëson dilemat, deputetët e AAA-së do të votojnë për rrëzimin e qeverisë Zaev

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi në paraqitjen para mediave në selinë ekësaj partie në Shkup ka qartësuar të gjitha dilemat se si do të veprojnë deputetët e kësaj partie në seancën e Kuvendit ku në rend dite do të jetë mosbesimi i Qeverisë “Zaev 2”.

Tha se katër deputetë e kësaj partie do të votojnë “për” rrëzimin e Qeverisë.

“Për deputetët e Alternativës ditëve paraprake ka pasur një pengesë substanciale. Duam të ju informojmë se ajo pengesë është tejkaluar, zotëri Apasievi e tërhoqi nënshkrimin e tij nga iniciativa për mosbesimin e Qeverisë dhe për këtë dhe mundem që sot këtu të ju konfirmoj se katër deputetë të Alternativës unanimisht dhe të unifikuar bashkë nesër do të votomë për rrëzimin e Qeverisë”, tha Gashi, transmeton TV21.

 


Shtuar 10.11.2021 17:29