Atletico e ka rritur çmimin e Moratas, sulmuesi do Juven dhe Man United

Një fillim i suksesshëm i sezonit ka çuar në një rritje të çmimit të sulmuesit të Atleticos, Alvaro Morata.

29-vjeçari spanjoll pati një parasezon të suksesshëm dhe në ndeshjen e javës së parë të La Ligës kundër Getafes (3:0) shënoi një dopietë.

Sipas AS, tani klubi madrilen mund të pranojë ta shesë lojtarin vetëm për 60-70 milionë euro, dhe jo 35 milionë si më parë. Ndër pretendentët për Morata-n, veçohen Manchester United dhe Juventus.

Vetë spanjolli tani mendon vetëm për të luajtur për AtlEticon dhe nuk do të shkojë askund. /albeu.com/

Shtuar 17.08.2022 19:07