Atl Madrid e ka seriozisht për Lautaron, Ausilio në Spanjë për të dëgjuar ofertën

Interi është në një mision në Madrid për të takuar drejtuesit e Atletico Madrid për të dëgjuar ofertën e klubit spanjoll në lidhje me Lautaro Martinez.

Ausilio ndodhet në Spanjë dhe do të dëgjojë interesin e spanjollëve në lidhje me sulmuesin argjentinas. “El Toro” mund të sakrifikohet nëse Inter do të marrë një ofertë minimale prej 80 milionë euro për të.

Nuk dihet ende nëse Atletico Madrid do të ofrojë shumën minimale e kërkuar nga Interi për shërbimet e sulmuesit argjentinas, por zikaltërit janë shprehur të bindur se më poshtë se 80 milionë euro nuk do të pranonin të dëgjonin asnjë ofertë për të./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.04.2022 15:27