Atalanta e Gjimshitit dorëzohet përballë Bruges

Në ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Kampionëve, Atalanta humbi 2-1 kundër Bruges dhe ndërlikoi planet e saj për t’u kualifikuar në raundin e 16-shes përpara ndeshjes së kthimit të planifikuar për në Bergamo më 18 shkurt.

Berat Gjimshiti luajti një ndeshje të plotë dhe u vlerësua me notën 6. E nisi në krahun e djathtë të mbrojtjes me tre dhe këtu ka më shumë se pak vështirësi.

Gasperini e vëren këtë dhe e zhvendos në të majtë ku tregon më shumë mprehtësi në shoqërimin e veprimeve. Më i sigurti nga të tre në qendër të zonës.

Në Jan Breydel Stadium në pjesën e parë, Jutglà (15′) zhbllokoi sfidën, ndërsa Pasalic (41′) e ktheu gjithçka në barazpeshë.

Në pjesën e dytë, gjithçka u vendos në mënyrë sensacionale nga një penallti e Nilsson në limitet e sfidës (93′).


Shtuar 12.02.2025 22:00