Asllani pas golit të parë me Shqipërinë: Ëndërr e bërë realitet, do të doja të luaja gjithmonë

Të shënosh një gol me kombëtaren është një emocion i bukur, një ëndërr që kam pasur që fëmijë”.

Autori i rezultatit përfundimtar 2-0 për Shqipërinë ndaj Armenisë, Kristjan Asllani ka folur në mikrofonat e SuperSport për emocionin e tij për golin e parë për kombëtaren kuq e zi.

“Sot, më e rëndësishmja është fitorja. Për të bërë shumë njerëz të lumtur unë gjithmonë dua të luaj, pastaj trajneri bën zgjedhjet e tij.”

Ish-lojtari i Empolit dha edhe një asist për epërsinë e Skukës: “Më pëlqejnë shumë ato pasime, jam shumë i lumtur edhe për të’. /G.D albeu.com/


Shtuar 19.11.2022 22:34