As te Barcelona, por as të rikthehet te Atletico Madridi, një top skuadër po e transferon Joao Felixin

Benfica i ka ofruar Atletico Madrid 20 milionë euro për 50 për qind të të drejtave ekonomike për Joao Felix, sipas Lluis Miguelsanz të Diario Sport.

Atletico kërkon 40 milionë euro dhe ka prioritet shitjen e portugezit nëse lojtari pajtohet me lëvizjen.

Barcelona mund të përballojë huazimin e Felixit vetëm me një klauzolë më të ulët të blerjes – ata nuk do të hyjnë në asnjë luftë ofertash për sulmuesin.

24-vjeçari e konsideron rikthimin e mundshëm të Benficas një hap prapa. Megjithatë, asgjë nuk përjashtohet plotësisht në këtë fazë.

Joao Felix bëri 42 paraqitje për Benfikën në sezonin 2018/19, duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë tetë asistime.

Këtë sezon, ai shënoi 10 gola dhe gjashtë asistime në 44 paraqitje për Barcelonën.


Shtuar 3.07.2024 18:43