Bayern Munich mendon për Cristiano Ronaldon . Klubi gjerman, siç raporton AS, është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Lewandowski, i cili është shumë pranë transferimit te Barcelona.
Emri i Ronaldos është ringjallur fuqishëm në orët e fundit. Sulmuesi portugez duket se ka ndërmend të largohet nga Manchester United. Sipas gazetës spanjolle, palëvizshmëria e klubit anglez përballë ardhjeve të Haaland dhe Darwin Nunez (përkatësisht në Manchester City dhe Liverpool) do ta kishte bindur CR7 të largohej nga Man United, i bindur për pamundësinë e luftës për titull.
Një sulm ëndrrash për Bayernin
Bayern Munich do ta lejonte Ronaldon të luante për Champions dhe kampionat si një protagonist absolut. Synimi i klubit gjerman do të ishte zëvendësimi i titullarit Lewandowski me çiftin Mane-Ronaldo, për të formuar një sulm ëndrrash (duke pasur parasysh edhe praninë e kampionëve të kalibrit të Müller, Sane, Coman, Gnabry). /albeu.com/